Lajme
Presidenti i ri i Malit të Zi kërkon këshilltarë përmes Twitter
Demokracia
16:51 | 29 Prill 2023

Share:

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ftoi sot në Twitter të interesuarit për një pozicion në ekipin këshillues të presidentit që të dërgojnë CV-të e tyre deri më 7 maj, transmeton Demokracia.com.

“Ftoj të gjithë qytetarët e interesuar me referenca të lakmueshme akademike dhe profesionale, si dhe me vlera morale – të cilët besojnë se si pjesë e ekipit këshillues dhe me punën në kabinetin e presidentit, mund të kontribuojnë në zhvillimin social të vendit tonë për të dërguar CV-në e tyre në [email protected] deri më 7 maj”, tha Milatoviq në Twitter.

Të ngjashme