Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bën homazhe te varri i legjendës, Fadil Vokrri
Demokracia
13:06 | 09 Qershor 2021

Share:

Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, sot në orën 09:00, presidenti Agim Ademi bashkë me delegacionin e FFK-së, me prijësin e tifozëve Dardanët dhe me veteranët e futbollit, bën homazhe dhe vendosën buqeta lulesh tek varri i të ndjerit Vokrri.

Presidenti Ademi bashkë me përfaqësuesit e Federatës kujtojnë ish-kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin për kontributin e tij dhënë futbollit kosovar për shumë vjet, shkruan Demokracia.com.

Ademi përmes llogarisë në “Facebook” gjithashtu gjatë ditës ka përkujtuar legjendën, Vokrri duke shkruar se ai ishte simbol për motivimin e gjeneratave të reja.

Kontributi i Vokrrit është shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit kosovar, kishte shkruar gjithashtu kreu i FFK-së. /Demokracia.com

Të ngjashme