Sport
Presidenti Ademi përcolli nga afër stërvitjen e Kombëtares  së Kosovës
Demokracia
22:09 | 11 Qershor 2022

Share:

Kosova nesër zhvillon njëren nga ndeshjet kryesore në Ligën e Kombeve, ku ndeshet ne Greqinë.

Fitorja është shumë e rëndësishme për dardanët, andaj për të qenë sa më të motivuar afër ekipit po qëndron edhe presidenti i FFK -së Agim Ademi, raporton Demokracia.com nga Volos – Greqi.

Ai nga afër e ka përcjell stërvitjen e fundit të Kosovës të zhvilluar në Volos të Greqisë dhe është parë optimist se nesër mund të marrim rezultat pozitiv.

Kosova e Greqia ndeshen nesër nga ora 20:45 ku pritet një mbështetje e madhe për ekipin edhe nga tifozët Dardanët, të cilën nesër udhëtojnë drejt Greqisë për të qenë prezent në stadium. /Demokracia.com/

Të ngjashme