Lajme
Presidenca thotë se Osmani po i kryen detyrat nga banesa pasi u operua ‘tinëz’ në një spital privat
Demokracia
22:50 | 04 Nëntor 2022

Share:

Zyra e Presidencës ka konfirmuar se presidentja Vjosa Osmani është liruar nga spitali të premten pas intervenimit që pati në një spital privat dy ditë më herët.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

“Ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes”, thuhet në njoftim.

Vendimi i presidentes që për largimin e tëmthit të operohet në spital privat nxiti reagime të mëdha. Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare e konsideruan ofendim dhe injorim zgjedhjen e Osmanit të kryejë një operacion të tillë në një spital privat.

 

Të ngjashme