Sport
Portieri i Milanit u abuzua në baza racore nga tifozët e Juventusit, klubi torinez në kërkim të tyre
Demokracia
15:18 | 21 Shtator 2021

Share:

Portieri i Milanit, Mike Maignan u abuzua në baza racore në takimin kundër Juventusit.

Juventusi dhe Milani u pajtuan me nga një pikë pasi luajtën 1-1 në “Allianz Stadium” fundjavën që lamë pas, shkruan Demokracia.com.

“Gardiani” i Milanit po përgatitej para sfidës kur tifozët vendas e fyenin atë në baza racore.

La Gazzetta dello Sport raporton se “Bianconerët” po punojnë për të identifikuar njerëzit që abuzuan në baza racore portierin e Milanit.


Klubi torinez është duke përdorur materialin e regjistruar nga kamerat për të identifikuar tifozët.

26-vjeçari iu bashkua Milanit për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumman që u transferua te PSG.

Maignan pranoi vetëm dy gla në katër ndeshje të Serie A deri më tani. /Demokracia.com

Të ngjashme