Sport
Portieri i ekipit portugez shënon një nga golat më të mirë të vitit, trondit kundërshtarët me gol spektakolar
Demokracia
15:08 | 08 Nëntor 2022

Share:

Portierët kanë për detyrë të ruajnë rrjetën e tyre. Por ndonjëherë ndodh që ata të ndryshojnë rolin e tyre për golashënues, madje edhe ta fusin topin në rrjetën e kundërshtarit.

Kjo ndodh më shpesh në fund të ndeshjes, kur portierët “vrapojnë” në zonën e rreptësisë me rezultat negativ për të tentuar të dërgojnë topin në rrjetën e kundërshtarit.

Megjithatë, ky nuk ishte rasti me portierin e Benficas B, Samuel Soares. Portieri i kësaj skuadre portugeze shënoi një gol magjik në fitoren ndaj Trofense (1:2).

Soares lansoi një goditje të fortë në pothuajse 80 metra, derisa portieri kundërshtar në tentim për ta larguar topin e dërgoi atë në rrjetë. Ndonëse u pranua si autogol, meritat më të mëdha ishin të Soares padyshim.

Mëposhtë mund të shihni pamjet e golit./Demokracia.com/

Të ngjashme