Lajme
“Policisë i duhet përkrahja nga Qeveria! – E ka” | Një gënjeshtër tjetër e Albin Kurtit (VIDEO)
Demokracia
10:20 | 02 Nëntor 2023

Share:

“Policisë së Kosovës i duhet përkrahja nga Qeveria e Republikës së Kosovës. E ka”. Kjo është deklarata e kryeministrit, Albin Kurtit, në kulmin e tensioneve në veriun e Kosovës pas vendosjes së kryetarëve shqiptar në ndërtesat komunale, shkruan Demokracia.com.

Në fakt, kjo është një tjetër gënjeshtër e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse Policia e Kosovës nuk e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga ai dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Deklarata e Kurtit e bërë nga foltorja e Kuvendit, në fillim të muajit qershor të këtij viti, kishte për qëllim të vendoste deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës në pozicionin të shpikur nga ai se sikur nuk mbështesin Policinë e Kosovës.

Hipokrizi | Albin Kurti, njeriu që i quante policët “majmunë”, kërkon mbështetje për ta nga deputetët opozitarë që nuk i sulmuan kurrë

“A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë? Me milici fashiste! Dhe për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet përkrahja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. E ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Kosovës. Ju tregoni a e ka?! Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës. E ka. Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetushmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, deklaronte Kurti në seaancën e 2 qershorit 2023.

Por, vetëm 6 muaj pas kësaj deklarate të Kurtit, për herë të parë dy njësi elitare të Policisë së Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Protesta erdhi pas paknaqësive të Policisë së Kosovës lidhur me pagën e tyre dhe sidomos vendimit të Kurtit, i cili vendosi shuma ofenduese për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

“45-150 euro” | Kurti vendos shuma ofenduese për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive sot jemi mbledhur para Qeverisë për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë, sidomos për shtesat e parapara me ligj. Ftojmë kryeministrin dhe Qeverinë të ndërmarrin hapa konkretë në realizimin e tyre”, thuhet në deklaratën e cila u lexua nga një pjestar i këtyre dy njësive që mori pjesë në protestën e datës 1 nëntor.

“Ju i nderuar kryeministër i dini shumë mirë rreziqet dhe kërcënimet që operatorët e këtyre njësive i bartin gjatë gjithë kohës, jo vetëm gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, por edhe në jetën private. Prandaj mos luani me dinjitetin tonë, me jetën e familjeve tona. Ne kemi dëshmuar vetën në shumë raste të kaluar dhe së fundmi në neutralizimin e grupit terrorist më 24 shtator”, u tha më tej.

Por, edhe pas kësaj proteste, kërkesat e policëve elitarë nuk kanë gjetur mbështetjen e kryeministrit Kurti dhe të ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla. / Demokracia.com

Lexo edhe: 

Kurti i bashkohet fushatës së ministrit Sveçla kundër policëve që protestuan dhe kërkuan shtesat e rrezikshmërisë në punë

Sveçla tha se kanë nga 2,200 euro të ardhura mujore, sa paguhen realisht policët e Kosovës?

Të ngjashme