Lajme
“45-150 euro” | Kurti vendos shuma ofenduese për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës
Demokracia
15:56 | 27 Tetor 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka vendosur për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria ka propozuar që shtesat e rrezikshmërisë për policët të variojnë nga 45 deri në 150 euro, varësisht prej kategorive të tyre.

Ai, në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se shtesat janë propozuar të ndahen për shtatë kategori.

“Si qeveri kemi ardhur deri tek propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës. Në këtë propozim përfshihen shtatë kategori të pozitave: shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë. 120 euro shtesë për njësitë speciale operative K-9 dhe njësia për eksploziv, pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse, policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do t’ju ndahen nga 50 dhe respektvisiht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, ka thënë ai.

“Kjo zgjidhje do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Kurti.

Të ngjashme