Lajme
Policia vazhdon kontrollet përmes dronve
Demokracia
16:46 | 13 Qershor 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia  e Kosovës, përkatësisht njësitet e trafikut rajonal nga  Drejtoria Rajonale në Gjilan edhe sot  kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dron- ve.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie në të cilën thuhet po ashtu se njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojnë vozitësit dhe pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Policia  e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga  Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan edhe sot me 13 qershor 2021 kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dron- ve me qëllim të preventimit nga aksidentet e trafikut.

Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente.

Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore./Demokracia.com/

Të ngjashme