Lajme
Policia tregon nëse ka të lënduar nga vetura e përfshirë në flakë në autostradën “Arbën Xhaferi”
Demokracia
18:06 | 11 Mars 2023

Share:

Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar nga djegia e veturës në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Kështu ka bërë të ditur për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. I njëjti ka njoftuar më tej se ekipet e zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

“So, në ora 17:20 kemi pranuar një informatê se në autostradën “Arbër Xhaferi” , në zonën e Kaçanikut ka ndodhur një incident zjarri, ku një veturë është përfshirë nga flaka”, njofton ai.

“Veç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Janë njoftuar ekipet e zjarrëfikësve të Kaçanikut, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin”. /Demokracia.com/

Të ngjashme