Lajme
Policia tregon detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Demokracia
10:12 | 04 Tetor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sot lidhur me plagosjen e dy personave të martën rreth orës 19:42 në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Sipas policisë është raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë qëlluar me armë zjarri dy viktima meshkuj kosovarë.

“Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarave, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme