Lajme
Policia e Kosovës nuk i bashkohet grevës së nesërme të organizuar nga BSPK-ja
Demokracia
14:57 | 11 Maj 2022

Share:

Nesër në të gjitha institucionet institucionet dhe shkollat e Kosovës do të zhvillohet grevë njëorëshe. 

Kjo është bërë e ditur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Sindikalistët kosovarë do të kërkojnë përmes kësaj greve një orëshe që sa më shpejt të miratohet Ligji për pagat në Republikën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Grevës nuk do t’i bashkohet Policia e Kosovës, kjo për shkak se ky institucion e ka të ndaluar me ligj që të marrë pjesë në greva.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se për këtë e ka njoftuar edhe kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli.

“Ne jo nuk i bashkohemi grevës. E kemi lajmëruar edhe kryetarin e BSPK-së që ne nuk jemi pjesë e grevës.  Arsyeja është që ne nuk e kemi të drejtën ligjore për grevë.”, tha Zeqiri.

Përmes një komunikate, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, ka informuar se të enjten më 12 maj 2022, në orën e parë të punës, nën organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbahet në nivel vendi greva paralajmëruese një orëshe e të të gjithë të punësuarve në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, edhe përkundër të gjitha përpjekjeve për dialogun e duhur midis partnerëve socialë dhe pa dëshirë, po edhe në pamundësi të mos hyhet në grevë, vendosi përfundimisht që Greva Paralajmëruese 1-Orëshe në nivel vendi e të të gjithë të punësuarve, në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, të mbahet të enjten më 12 maj 2022”, ka njoftuar BSPK-së.

Sipas BSPK-së, ata kanë pritur dhe presin që dialogu social midis partnerëve socialë të jetë dialog i sinqertë dhe parimor, pa premtime, por me veprime të duhura dhe drejt përmbushjes së kërkesave të arsyeshme të të punësuarve sindikalistë në nivel vendi.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk do dhe nuk dëshiron që mjetin e fundit të pakënaqësisë sindikaliste – grevën ta përdorë kurdo dhe të parën, po kur zëri i arsyes nuk hap rrugën e duhur në të mirë të veprimeve të duhura, që do të krijonin parakushtet dhe kushtet e duhura të qetësisë dhe të mirëqenies shoqërore-ekonomike, atëherë nuk i mbetet tjetër veçse hyrja në grevë”, ka njoftuar BSPK-së.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës vendosi për Grevë Paralajmëruese 1-Orëshe dhe pret e mirëpret veprimet e duhura reflektuese të Partnerit Social – Qeverisë, së cilës i mbetet barra për ndaljen e punës dhe futjen në grevë të atyre që e kanë ndërtuar dhe po ndërtojnë Republikën e Kosovës e të cilët ditë e natë derdhin djersën anë e kënd vendit tonë.

“Greva Paralajmëruese 1-Orëshe në nivel vendi në orën e parë të punës së ditës së enjte, 12 maj 2002, e të të gjithë të punësuarve në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ka këshillat e saj organizues, të cilat do të përkujdesen që të mos prishet dhënia e shërbimeve qenësore për qytetarët, por nëse nuk veprohet dhe ofrohet dialogu i duhur social nga Partneri Social – Qeveria, atëherë më 20 maj 2022 do të mbahet protesta gjithëpërfshirëse, e cila i paraprin grevës së plotë në nivel vendi”, ka njoftuar BSPK./ Demokracia.com/

“Mësimdhënësit janë teshë”, Rrahman Jasharaj tregon në detaje si po organizohet greva

 

Të ngjashme