Lajme
Policia për shpërthimin në veri: Ishin mjete piroteknike
Demokracia
09:04 | 18 Prill 2022

Share:

Krismat e dëgjuara mbrëmë në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri janë shkaktuar nga mjetet piroteknike.

Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë në veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Ka pasur mjete piroteknike. Nuk ka pasur asnjë dëm ose lajmërim në polici nga ana e ankuesve. Besohet se ka qenë një festë dhe janë përdorur”, tha Hoti.

Mbrëmë  “Jepi Zë” ka raportua se kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në veri të Mitrovicës, në një lagje me shumicë shqiptare.

Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.

LEXO EDHE:

VIDEO| Raportohet për shpërthime në veri të Mitrovicës

 

Të ngjashme