Lajme
VIDEO| Raportohet për shpërthime në veri të Mitrovicës
Demokracia
07:48 | 18 Prill 2022

Share:

Mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës janë dëgjuar dy shpërthime.

Siç raportohej nga mediat lokale shpërthimet kanë qenë të fuqishme, dhe banorët kanë dyshuar se mund të jenë bomba.

Sipas të njëjta mediave, thuhet se policia ka deklaruar se bëhej fjalë për fishekzjarre të mëdha.

Këto shpërthime vijnë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës të ndodhura ditë më parë në pikat kufitare, të cilat ishin shkaktuar nga serbët matanë kufirit me Serbinë.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes./Demokracia.com/

Të ngjashme