Lajme
Policia me detaje tjera rreth testimit të kandidatëve për kadetë policor
Demokracia
12:27 | 20 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, të cilët do t’i nënshtrohen testimit nga data 21 deri 28 shkurt.

Në njoftimin e policisë thuhet se kandidatët se hapësira brenda kësaj akademie mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive “Jeton Tërstena” në Vushtrri.

“Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t`iu drejtohen zyrtarëve policorë. Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, të bashkëngjitur me këtë informacion”, thuhet në njofitm./Demokraica.com/

Të ngjashme