Lajme
Policia ‘konfiskon’ pluhurin rozë duke menduar që është drogë
Demokracia
08:16 | 20 Mars 2021

Share:

Këtë javë policia në Paris njoftoi një “hetim të frytshëm” dhe një bastisje në një rrjetë shprëndarje të drogave MDMA dhe ekstazi me një vlerë rruge mbi 1 milion €.

Por kjo ka rezultuar të jetë ‘frutdhënëse’ në një mënyrë tjetër, transmeton Demokracia.com

Burime pranë hetimit tani thonë se pluhuri rozë në të vërtetë ishte pluhur për ëmbëlsira.

Ose më konkretisht, “luleshtrydhet Tagada të shtypura” të bëra nga Haribo, raporton AFP, një nga markat më të njohura të ëmbëlsirave në Francë.

Një i dyshuar përballet me ndjekje penale pasi policia gjeti gjithashtu telefona celularë të vjedhur, si dhe një makinë që përdoret për prodhimin e tabletave ekstazi, raporton Le Parisien.

Por nuk është e qartë pse produkti origjinale u raportua të ishte drogë e paligjshme, dhe as pse sasi të mëdha të një ëmbëlsire të padëmshme ishin bluar në pluhur.

Konfiskimet e drogës mund të keqidentifikohen – vitin e kaluar u pretendua fillimisht pasi busti më i madh i Tajlandës me ketaminë u zbulua të ishte një lloj agjenti pastrues./Demokracia.com

Të ngjashme