Lajme
Policia konfirmon vrasjen në oborrin e Gjinekologjisë, jep detaje për krimin e rëndë
Demokracia
19:02 | 30 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 18:00, kanë pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses Flora Ahmeti, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha ajo. /Demokracia.com/

LEXONI EDHE:

Detaje të reja nga vrasja makabre e shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK

 

Të ngjashme