Lajme
Detaje të reja nga vrasja makabre e shtatzënës në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK
Demokracia
18:51 | 30 Nëntor 2022

Share:

Dyshohet se një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.

Sipas burimeve, dyshohet se viktima është grua dhe se ka qenë e shtrirë në Gjinekologji të QKUK-së. Ka raportime se ajo ishte në javët e fundit të shtatzënisë.

Demokracia.com ende është në pritje të marrjes së informacioneve zyrtare nga Policia e Kosovës.

Lajm në përditësim

Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Trupi i pajetë po qëndron ende në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme