Lajme
Policia ka gjobitur 596 qytetar për mosrespektim të ligjit anti-Covid
Demokracia
10:25 | 28 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 596 qytetarë për mos respektim të ligjit anti-Covid-19.

Ligji anti-Covid-19, është miratuar në gusht të vitit 2020 me qëllim të parandalimit të koronavirusit, shkruan Demokracia.com

Gjoba për mosmbajtjen e maskës është 35 euro.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 181 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991./Demokracia.com

 

Të ngjashme