Lajme
Policia jep detaje të reja për vetëvrasjen e dorasit të shtatzënës
Demokracia
08:47 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Sokol Halili i cili dyshohej për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në oborrin e Klinikës Gjinekelogjike në QKUK është vetëvrarë në shtëpinë e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:45 në fshatin Davidoc, në Shtime.

Tutje në raport sqarohet se njësitet policore gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarit kanë arritur që të largojnë anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë, ku më pas ka qëlluar veten me revole.

VETËVRASJE/Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit  kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme