Lajme
Policia jep detaje për zjarrin në lagjen Tophane
Demokracia
16:14 | 01 Shkurt 2021

Share:

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Tophane në Prishtinë.

Pasditen e së hënës një banesë është përfshirë nga flakët në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen Tophane në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë për Demokracia.com, se fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Nuk  raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti për Demokracia.com.

Lexo edhe: 

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, po ashtu ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar mirëpo ende nuk dihen shkaqet.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024