Lajme
Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë
Demokracia
15:50 | 01 Shkurt 2021

Share:

Një banesë në lagjen Tophane në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Një zjarr i madh e ka kapluar një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen Tophane në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara shihet se zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në anën tjetër nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ende nuk është dhënë asnjë deklaratë për këtë incident, pavarësisht se Demokoracia.com ka kërkuar një gjë të tillë.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri, por Demokracia.com do t’ju mbaj të informuar në lidhje me këtë incident. /Demorkacia.com/

 

Të ngjashme