Lajme
Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në “Veternik”
Demokracia
10:24 | 05 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e vdekjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e së dielës në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas policisë viktima kishte qenë shtetas i Shqipërisë, i cili ishte rrëzuar nga kulmi i ndërtesës dhe si pasoj kishte humbë jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë 04.04.2021 – 10:04. Është raportuar se viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, ishte rrëzuar nga kulmi i ndërtesës dhe si pasoj kishte humbë jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e PK-së.

Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme