Lajme
Policia jep detaje për vdekjen e 17-vjeçarit në Lipjan
Demokracia
08:40 | 16 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 17 -vjeçar është dërguar pa shenja jete në emergjencë.

Në raportin e policisë thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësorë, përcjell Demokracia.com.

“HETIM I VDEKJES / Lipjan 15.05.2022-14:40. Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi./Demokracia.com/

Të ngjashme