Lajme
Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri “Kafet e Vogla”
Demokracia
09:31 | 24 Qershor 2023

Share:

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i plagosuri sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

VRASJE NË TENTATIVË/Rr.Fehmi Agani, Prishtinë 23.06.2023 – 21:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Demokracia.com

Të ngjashme