Lajme
Policia jep detaje për ortekun e borës në Brezovicë
Demokracia
14:20 | 10 Shkurt 2022

Share:

Një ortek bore ka ndodhur sot në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Demokracia.com se ende nuk dihet nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij orteku.

Veseli bëri të ditur se për rastin është njoftuar Njësia e Shpëtimit-Kërkimit të FSK-së dhe ekipet e policisë janë duke u ngjitur te vendi ku ka rrëshqitur orteku.

“Në ora 13:10 polciia ka pranuar një informacion që ka rënë një ortek i borës, tek pista e skijimit. Tani për tani nuk kemi ndonjë informacion se ka ndonjë të lënduar. Policia ka njoftuar Njësinë e Shpëtimit-Kërkimit të FSK-së, ekipet e policisë janë atje dhe po provojnë të ngjiten në vendin ku ka rënë orteku”, tha ai. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme