Lajme
Policia jep detaje për incidentin me zjarr në Gjilan ku humbi jetën një person
Demokracia
10:26 | 09 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Të shtunën në Gjilan një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar banesën e tij.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në banesën ku ishte shkaktuar zjarri  për një kohë nuk ka qenë e  mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar  se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri  për një kohë nuk ka qenë e  mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme