Lajme
Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, pëson lëndime një këmbësor
Demokracia
19:00 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është goditur një këmbësor dhe i njëjti ka pësuar lëndime.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha që me këtë rast po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme