Sport
Policia i vë prangat tifozit holandez, ultrasit e Feyenoord bëhen bashkë dhe e lirojnë
Demokracia
20:00 | 25 Maj 2022

Share:

Nuk mungojnë incidentet jashtë stadiumit, teksa turma të mëdha tifozësh presin  në radhë për t’u futur në brendësi të impiantit modern.

Ndërkohë që së fundmi policia i vendosi fillimisht prangat një tifozi me ngjyrë të Feyenoord në afërsi të pallatit të Kongreseve, por hasi rezistencën e turmës, e cila menjëherë shkoi drejt policisë dhe kërkoi heqjen e prangave.

Pas negociatës që zgjati disa minuta, policët u bindën për t’i hequr prangat tifozit me ngjyrë të Feyenoord, për ta lënë të lirë dhe për të mos provokuar një përplasje mes tifozëve holandezë dhe forcave të rendit që bëjnë kontrollet e rrepta nëpër kordonet respektive.

VIDEO 

 

Të ngjashme