Lajme
Policia i merr në mbrojtje-Kush po i kërcënon Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun?
Demokracia
21:03 | 06 Nëntor 2023

Share:

Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së. Për ketë  rast kanë folur nga dy subjektet partiake. Një  sqarim e ka dhënë edhe Policia.

Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë marrë në mbrojtje, policia flet për rastin

Policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë.

Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Për këtë çështje kanë  fol te dy subjektet politike.

Në  Partinë Demokratike të  Kosovës kanë  treguar se kryetarit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

https://demokracia.com/pdk-ja-konfirmon-se-policia-ka-marre-ne-mbrojte-te-afert-memli-krasniqin/

Edhe në  Lidhjen Demokratike të  Kosovë s kanë  treguar se kryetari i tyre është nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

”Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës”, ka thënë  zëdhënësja e kësaj partie politike, Sibel Halimi.

https://demokracia.com/ldk-e-konfirmon-abdixhiku-ne-mbrojtje-te-policise/

Se njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së, ka treguar edhe Safet Jashari, Udhëheqës i Njësisë për Vlerësimin e Rrezikshmërisë në Policinë e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se i kemi ofruar mbrojtje”.

Por, Jashari nuk ka dhënë informacione se cilat janë arsyet e ofrimit të kësaj mbrojtjeje dhe nëse dy liderët kanë marrë kërcënime serioze.

“Nuk mund mund të flas sepse këto të dhëna janë konfidenciale.”, tha Jashari.

Zyrtarisht nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes.

Kurse, Telegrafi ka raportuar se drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha e ka njoftuar opozitën për raste të mundshme kërcënuese.

“Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe politikanë tjerë shqiptarë në këtë kohë të brishtë sigurie, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, kanë qenë target i grupeve të dyshuara terroriste nga Serbia, andaj Policia ka vendosur të shtoj mbrojtjen e afërt”, thotë burimi.

Ndërsa arsenal i madh armësh është konfiskuar nga Policia e Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Armët që janë përdorur në sulm, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikovë, janë sekuestruar po atë ditë, por janë kapur edhe armë të tjera ndërkohë meqë bastisjet kanë vazhduar edhe pas asaj date.  /Demokracia.com/.

Të ngjashme