Lajme
LDK e konfirmon: Abdixhiku në mbrojtje të policisë
Demokracia
20:21 | 06 Nëntor 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku, është marrë në mbrojtje të policisë.

Zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi, tha për Klankosova.tv se lajmi është i vërtetë.

“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha ajo.

Ende nuk dihet se cila është aryseja e këtij zhvillimi.

Në mbrojtje të policisë, është marrë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Të ngjashme