Lajme
Policia hap hetimet për dy vdekje në Prishtinë
Demokracia
08:48 | 28 Nëntor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka hapur hetimet për dy vdekje të ndodhura dje në Prishtinë.

Në rastin e parë bëhet fjalë për vdekjen e një burri.

“Prishtinë / 27.11.2023 – 10:20. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimi.

Ndërkaq, në rastin e dytë bëhet fjalë për vdekjen e një gruaje.

“Prishtinë / 27.11.2023 – 14:50. Raportohet se në banesën e saj pa shenja jetë është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në njoftim. /Express/

 

Të ngjashme