Lajme
Policia gjuhet me gurë, derisa ishte duke sekuestruar veturën që bartnin drunjë ilegalisht
Demokracia
08:48 | 09 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Ivajë të Kaçanikut, derisa ishin duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transporti ilegal i druve, disa familjarë të personave të dyshuar kanë penguar sekuestrimin duke gjuajtur me gurë.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 13:20.

“Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë. Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia.

Policia bën të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme