Lajme
Policia gjen veturën e cila ishte vjedhur në Kamenicë, arreston një të dyshuar
Demokracia
14:49 | 30 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur veturën e cila ishte vjedhur para disa ditësh në Kamenicë, si dhe lidhur me rastin ka arrestuar një të dyshuar.

Policia njofton se vetura ishte vjedhur në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar, te cilin ankuesi e ka identifikuar. Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme