Lajme
Janë djegur dy zyra të Institutit të Mjekësisë Ligjore
Demokracia
08:57 | 21 Nëntor 2023

Share:

Sot janë përfshirë nga zjarri dy zyre në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në QKUK, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Express se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Të ngjashme