Lajme
Policia e Kosovës e kthen faqen në Facebook, pasi doli jashtë funksionit
Demokracia
20:06 | 21 Shkurt 2023

Share:

Policia e Kosovës duket se e ka kthyer faqen në Facebook, ku edhe i bën njoftimet zyrtare.

Policia sapo ka njoftuar për dy të arrestuar të cilin ishin në kërkim me urdhëresa gjyqësore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 21.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar dy persona R.B. (1996) dhe E.S. (1989).

I arrestuari i parë ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj veprat penale ,,Posedimi i paautorizuar i narkotikëve’’, ndërsa personi i dytë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata me dënim burgimi prej një (1) vit e njëzet (20) ditë për veprën penale ,,Kanosje dhe posedim i pa autorizuar i narkotikëve’.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave të dy të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Më herët, Demokracia.com ka raportuar se faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, Kosovo Police, është mbyllur.

Policia e Kosovës thotë se faqja është mbyllur për shkak të problemeve teknike.

“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Mbyllet faqja zyrtare e Policisë në Facebook

Të ngjashme