Lajme
Policia e Kosovës arreston 3 serbë, akuzohen për krime luftë kundër popullatës civile
Demokracia
15:12 | 20 Shtator 2023

Share:

Policia e Kosovës sot ka arrestuar 3 serbë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ata ngarkohen me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, shkruan Demokracia.com

KOMUNIKATA E PLOTË E PROKURORISË SPECIALE:

Prishtinë, 20 shtator 2023 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar sot tre (3) persona të nacionalitetit serb për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”. Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë. Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Të ngjashme