Lajme
Policia bëhet me pajisje që detekton veturat e paregjistruara
Demokracia
11:04 | 13 Janar 2022

Share:

Policia e Kosovës do të furnizohet së shpejti me një pajisje digjitale për detektimin e automjeteve të paregjistruara, bazuar në një marrëveshje mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Siç ka mësuar Paparaci, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka shprehur gatishmërinë e financimit të një pilot-projekti për Policinë e Kosovës në mënyrë që të detektojë automjetet e paregjistruara.

Një draft-marrëveshje mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tashmë është arritur.

Pajisja digjitale për detektimin e automjeteve të paregjstruara do t’i dhurohet Policisë së Kosovës.

Pilot-projekti do të implementohet fillimisht në Prishtinë, tha të mërkurën Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës.

“Do të fillojmë me tiketat ngjitëse duke vazhduar me projektin e pajisjeve digjitale si pilot projekt për Prishtinën, ku këto paisje detektojnë automjetet e paregjistruara”, tha Durmishi.

Sipas informatave të Paparacit, BKS-ja ka shprehur gatishmëri për financimin dhe ofrimin e mbështetjes të shtrirjes së projektit në të gjithë Kosovën.

Nga 1 Marsi, në Kosovë pritet të implementohet edhe projekti i “tiketave ngjitëse”.

Edhe ky projekt është iniciuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve. Projekti do të financohet po ashtu nga kompanitë e sigurimeve.

Të ngjashme