Lajme
Policia bastis një shtëpi në fshatin Greme dhe sekuestron një kallashnikov
Demokracia
19:25 | 04 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas pranimit të informatave për një rast gjuajtjeje me armë zjarri në fshatin Greme, kohë më parë, njësiti kompetent kanë bastisur një shtëpi dhe kanë gjetur një kallashnikov.

Aksioni i policisë erdhi pasi në një video të xhiruar me telefon, shihet personi duke gjuajtur me armë.

“Hetuesit e Sektorit rajonal në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore  dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit E.G. (m/Kosovar 19 vjeç)  kanë gjetur  dhe  konfiskuar: një armë AK-47  e kalibrit 7,62 mm, një karikator i zbrazët si dhe një bajonetë. Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,”thuhet në njoftim./Demokracia

Të ngjashme