Lajme
Policia arreston një person në Ferizaj për mashtrime me viza
Demokracia
11:44 | 18 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet se u ka rregulluar viza kundërligjshëm disa personave, raporton Demokracia.com.

Po ashtu të dyshuarit policia i ka konfiskuar një pistoletë dhe 9 fishekë.

“Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur një pistoletë dhe 9 fishekë. Nga i dyshuari janë konfiskuar edhe disa dokumente të ndryshme të personave, përmes të cilave dyshohet se i dyshuari u rregullonte viza kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme