Lajme
Policia arreston dy të rinj në Prishtinë për vrasje në tentativë
Demokracia
23:47 | 16 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e V.S., 27-vjeçar dhe A.Z., 22-vjeçar, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentative”.

Nëpërmjet një komunikate për media, PK thotë se të dyshuarit sulmuan me një mjet të mprehtë disa viktima pas përfshirjes në një rast, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në lagjen “Përroi i njelmët” në Prishtinë , me ç’ rast, viktimat kishin pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

▪︎ V. S, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

▪︎ A. Z, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“ndaj të të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme