Lajme
Polici në Veri i gjuan dy persona me armë – IPK i çon hetuesit në vend të ngjarjes
Demokracia
23:50 | 28 Gusht 2022

Share:

Në Mitrovicë të Veriut raportohet se sot ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku është përfshirë një zyrtar policor. Siç raporton Sinjali, zyrtari policor që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare, ka gjuajtur në drejtim të dy personave.

Lidhur me këtë,  Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

Ai tha se “IPK është njoftuar për këtë rast dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka

Të ngjashme