Sport
Pogba u mbajt peng me një pushkë dhe një M16: Francezi i ka paguar shantazhuesve 100.000 euro
Demokracia
13:54 | 30 Gusht 2022

Share:

Në Francë nuk ndalen zbulimet e reja për çështjen Pogba, që ka denoncuar rrëmbimin në marsin e vitit të kaluar nga një grup personash, mes të cilëve edhe vëllai i tij Mathias, që pretendonin 13 milionë euro sepse i kishin garantuar “mbrojtje” lojtarit të Juventusit.

RMC Sport, duke cituar hetuesit e përfshirë në hetimet pas denoncimit të Pogba (të datës 3 gusht), zbulon se si mesfushori – gjatë marrjes në pyetje në polici – dyshohet se ka pranuar se ka paguar 100,000 euro për shantazhuesit e tij në përppjekje të mbyllte çështjen kështu para se të kontaktonte policinë.

Gjashtë muaj më parë Pogba, në Francë për angazhimet me kombëtaren, thuhet se u mor në një apartament në Paris, pasi u afrua nga ish-të njohur në lagjen Roissy-en-Brie, ku ai u rrit si fëmijë. Dy persona me kapuç dhe të armatosur më pas e kanë mbajtur kundër dëshirës së tij nën kërcënimin e një M16 dhe një pushkë sulmi.

Lojtari i Juventusit kishte refuzuar të paguante 13 milionët e kërkuara dhe që nga ajo ditë do t’i duhej të pranonte prezencën pranë tij të një njeriu të quajtur Babacar. Nën presionin e kriminelëve, ai më pas u përpoq ta mbyllte çështjen duke paguar 100 mijë euro ndaj tyre, që megjithatë, Pogba u tha hetuesve se nuk ishin kënaqur. Në atë moment, mesfushori i ishte drejtuar policisë për të denoncuar faktin. /Demokracia.com

 

Të ngjashme