Lajme
Po planifikonin sulm terrorist, arrestohen 5 anëtarë të një organizate islamike në Francë
Demokracia
14:53 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Pesë persona janë arrestuar në Francë pasi dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist, sipas një njoftimi të policisë. Të arrestuarit janë anëtarë të një lëvizjeje islamike, ndërsa autoritetet dyshojnë se këta persona po përgatisnin një ose më shumë sulme terroriste dhe kanë nisur hetimet.

Të premten, Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin u bëri thirrje autoriteteve lokale që të tregojnë “vigjilencë maksimale” gjatë Krishtlindjeve dhe gjatë gjithë periudhës festive.

Autoritetet franceze kanë aktivizuar alarmin për një kërcënim të mundshëm terrorist që në tetorin e kaluar, pas vrasjes së Dominique Bernard, mësuese e gjuhës frënge në shkollën e mesme në Arras, nga një nxënës.

Aktivizimi i alarmit është edhe për shkak të kontekstit ndërkombëtar, për shkak të luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.

Të ngjashme