ShowBiz
Po përpiqen t’i ndajnë? Amos dhe Dea bëjnë planin kundër Luizit dhe Kiarës
Demokracia
13:36 | 02 Shkurt 2023

Share:

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Amos Zaharia dhe Dea Mishel kanë vendosur që të bëjnë një plan për lojën e tyre.

Aktori i thotë Deas se nuk ‘do të bëjnë asgjë që është kundër të qenurit njeri i drejtë”.

Sipas tij, do evidentojnë disa gjëra që nuk iu duken të vërteta, që iu duken false dhe që janë false.

Më pas e pyet Dean ‘nëse do ta vazhdojnë nga çifti’, duke iu referuar Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Mishel i përgjigjet që nuk i njeh dhe ‘e vetmja mënyrë që i njeh është kur zihen se ngrenë zërin keq’.


Amos: Duket sikur ajo qesh me atë dhe kaq. Nuk ka asgjë tjetër mes tyre. me të vërtetë nuk e besoj se duhen. E kam seriozisht

Dea: As unë. Mendoja se isha njeri i keq ta thoja këtë. Mund të kenë një pëlqim

Amos: Mua më duket se as pëlqim nuk kanë, të paktën nga ana e Kiarës, se mbase Luizi do ta ëndërronte një vajzë si Kiara. Tani nga ana e tij unë mund ta kuptoj se është e sinqertë gjëja, por ai e shfrytëzon edhe për lojë. Tipit i ka rënë lotaria, që edhe ka një femër që mund ta dojë në krahë

Dea: I ka ardhur koha për t’u martuar e bërë fëmijë

Amos: Nga ana tjetër i konvenon me lojën, me një gur vret dy zogj

Të ngjashme