Lajme
“Po e paguajmë çmimin për qetësimin e regjimit serb”, edhe Rizvanolli përfshihet në kritikat ndaj Perëndimit
Demokracia
21:05 | 29 Qershor 2023

Share:

Në një intervistë pazakonshme e jashtë domenit ministror të saj, Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kritikuar perëndimin në vlerësime duke folur për gazetën zvicerane “Le Temps”.

Rizvanolli ka kritikuar qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.

Ministrja Rizvanolli ka folur për kritikat e Bashkimi Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qeverinë e Kosovës, ajo ka thënë se kjo është hera e parë që Perëndimi s’e portretizon Kosovën si “nxënëse të mirë”.

“Më mirë do të thoja që është hera e parë që nuk na portretizojnë si nxënës të mirë, është një nuancë e rëndësishme. Ajo që po themi shumë qartë është se ne duam një vend në të cilin gjithë këtë progres, ekonomik, demokratik, duhet ta ndajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, qofshin ata serbë, shqiptarë, romë apo ashkali. Gjithçka që po ndodh, në fakt, sikur ne po paguajmë çmimin e dëshirës për të qetësuar regjimin serb. Megjithatë, kjo është veçanërisht shqetësuese pikërisht në momentin kur komuniteti ndërkombëtar kupton se po vuan sot pasojat e një dëshire tepër të madhe për qetësim përballë Rusisë së Vladimir Putinit.”, ka thënë ndër të tjera ministrja Rizvanolli.

E para e ekonomisë kosovare ka thënë se qytetarëve serb që jetojnë në veriun e vendit po iu bëhet presion dhe po kërcënohen nga forcat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Në veri të Kosovës, krimi i organizuar ka mundur të lulëzojë në këto komuna dhe laboratorët e drogës apo kontrabanda ilegale përfitojnë veçanërisht nga fakti që nuk paguhet rryma në këto komuna për njëzet e katër vjet, gjë që është krejtësisht e paimagjinueshme. Qytetarëve serbë të Kosovës janë duke iu bërë presion dhe kërcënime nga forcat e presidentit serb Vuçiç që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në siguri të plotë për kandidatët, por edhe për votuesit.”, ka thënë Rizvanolli.

Të ngjashme