Lajme
Po e mban të fshehtë draft-statutin e “Zajednicës”, Kurti në vitin 2020 kërkonte dialog transparent: “Larg nga marrëveshjet sekrete”
Demokracia
22:06 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti tashmë ka dhjetëra javë që s’po e bën publik draft-statutin për “Zajednicën” që e ka pranuar.

Kurti po arsyetohet se nuk mund ta bëjë publik për shkak se ndërmjetësuesit ia kanë kërkuar, shkruan Demokracia.com.

Por, në vitin 2020, Kurti si opozitar, pasi ishte shkarkuar nga pozita e kryeministrit kërkonte që dialogu të ishte transparent.

“Dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë transparente, larg nga marrëveshjet sekrete për shkëmbim territorial dhe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dialogu duhet të udhëhiqet nga përfaqësues legal dhe legjitim e jo nga këta që kanë kontrabanduar pushtetin, duke rrëzuar qeverinë e mirë dhe demokratike të zgjedhur nga populli”, thoshte Kurti si opozitar pas takimit me Lajçakun.

Në lidhje me dialogun, ai ka marrë kritika të shumta për mungesë të madhe të transparences në lidhje me dialogun dhe mosraportim në Kuvend para dhe pas çdo takimi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë./Demokracia.com/

Të ngjashme