Interi ka gjetur tashmë qetësinë financiare dhe si duket nuk ka nevojë më të shesë yjet e skuadrës. Qëllimi i tyre i ri është mbajtja e të gjitha yjeve, por edhe përforcimi i skuadrës për të qenë edhe më konkurrues për çdo trofe.
Nerazzurrët ka qenë të detyruar për të shitur nga një ose dy lojtarë të mëdhenj në vitet e fundit për të ndihmuar në forcimin e llogarive të tyre, por gjërat do të jenë ndryshe këtë verë.
Vitin e kaluar, Nerazzurrët fituan para nga portieri Andre Onana, duke e shitur atë për mbi 50 milionë euro, dhe në verën e 2022 ata larguan Romelu Lukakun për rreth 113 milionë euro dhe Achraf Hakimi për rreth 68 milionë euro. Për shkak të situatës së tyre delikate financiare, shitjet ishin të nevojshme për të vazhduar projektin përpara.