Lajme
Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje
Demokracia
22:09 | 12 Shkurt 2022

Share:

Një person është plagosur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:00 në  rrugën “George Bush”, në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i këtij rasti me iniciale I.I., është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Demokracia.com

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘George Bush’, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat  menjëherë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar se personit të dyshuar I.I., mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme