Lajme
Plagoset me armë zjarri një person në Kaçanik, policia jep detaje
Demokracia
21:57 | 07 Mars 2021
Ilustrim

Share:

Një person është plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Mbrëmjen e së dielës është plagosur me armë zjarri një person në fshatin Rekë të Kaçanikut.

Këtë e ka bërë të ditur për Demokracia.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë.

“Rreth 20:15 kemi marrë informatë se në fshatin Rekë të Kaçanikut dyshohet se një person është plagosur. Policia së bashku me ekipin mjekësor emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes edhe ku më pas nga mjeku kujdestar është konfirmuar se një person është plagosur me armë zjarri. I njëjti person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Gashi për Demokracia.com.

Tutje, Gashi ka thënë se nuk dihet nëse në këtë plagosje është përfshirë një person apo më shumë, pasi që nga vendi i ngjarjes i dyshuari apo të dyshuarit janë larguar.

“Policia është në vendin e ngjarjes duke mbledhur informata lidhur me rastin pasi që personi i dyshuar apo personat e dyshuar është përkatësisht janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Gashi. /Demokracia.com/

Të ngjashme